Skaloni zgjat me Argjentinën deri në 2026

Lionel Skaloni do të jetë trajner i kombëtares së Argjentinës të paktën deri në Botërorin e vitit 2026.
Konfirmimi zyrtar vjen nga presidenti i Federatës së Futbollit (AFA), Klaudio Tapia, i cili me një postim në Twitter bëri të ditur:
“Jam krenar t’ju them se kemi gjetur marrëveshjen për vazhdimin meLionel Scalonin si trajner i Argjentinës deri në Kupën e Botës 2026. Ne vazhdojmë të besojmë për projektin e përzgjedhjes globale”.
Ish futbollisti i Lacios dhe Atalantës tani 44-vjeçar u bë trajner i albicelestes në vitin 2018 duke zëvendësuar Horge Sampaolin. Skaloni pasi nisi si i përkohëshëm fitoi më pas besimin e Federatës, duke udhëhequr ekipin kombëtar në ‘Copa América 2019’, duke u ndalur në gjysmëfinale. Më pas suksesi në edicionin e 2021 duke e fituar këtë trofe të Amerikës së Jugut pas 28 vitesh.
Argjentina do të marrë pjesë në Katar 2022 dhe përfshihet në Grupin C me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë./Sportiim.al/