Mesi arrin te trofeu i 40-të

Pas fitores së “Finalissima” ndaj Italisë në Londër 0-3, 7 herë ‘Topi i Artë’ Lionel Mesi arrin në një shifër jubile trofesh.
Gjeniu i futbolit në dy dekadat e fundit numëron aktualisht 40 trofe duke lënë pa marrë vetëm titullin kampion Bote me Argjentinën.
Ndoshta ‘Katar 2022’, do të jetë mundësia e madhe e Pleshtit 34 vjeçar për të fituar gjithëçka në planetin futboll.
Të gjithë trofetë e fituar nga Lionel Mesi në karrierën e tij të deritanishme:
La Liga: 10
Superkupa : 8
Kupa të Mbretit 7
Champions League: 4
Kupën e Botës për klube: 3
UEFA Superkupë: 3
Ligue 1: 1
Kupa e Botës U20: 1
Kupa e Amerikës: 1
Olimpiadë: 1
Finalissima: 1/Sportiim.al/