Kupa/ Partizani zyrtarisht në impiantin e ri, Tirana e Dinamo në skaje të…

sportiim2

Pasi janë luajtur disa ndeshje në 25 dhe 26 shtator, sot turi i parë i Kupës së Shqipërisë ecën me 6 takimet e mbetura në grupet A dhe B.

Partizani luan ndaj Orikut në një duel që për klubin e kuq ka një pikë kulmore, atë të ndeshjes së parë zyrtare në kompleksin e ri sportiv në Tufinë.

Ndërkohë Dinamo viziton Sarandën për tu ndeshur në të vajtjes me Butrintin ndërsa Tirana do jetë mike e Veleçikut të Koplikut. Po në Grupin A sot në fushë dhe çifti Lushnja-Tërbuni.

Ndërkohë dy takime në program për Grupin B. Shkumbini- Egnatia dhe Burreli- Tomori janë sfidat e ditës së këtij grupi.

Të gjitha takimet sipas Departamentit të garave në FSHF do të startojnë në 15:00.

Programi:

Grupi A:

Butrinti-Dinamo

Lushnja- Tëbuni

Veleçiku- Tirana

Partizani- Oriku

Grupi B:

Shkumbini- Egnatia

Burreli- Tomori

?>