Reja i heq fitoren Shqipërisë
Reja i heq fitoren Shqipërisë
Përfundon Nations League, Spanja surprizon Portugalinë, Shqipëria nuk di të fitojë.
Shqipëria barazohet nga Islanda në minutën e 97′-të. Kuqezinjtë ishin në avantazh me golin e Lenjanit në pjesën e parë, por u barazuan në mënyrë surprizuese nga miqtë që luanin me një lojtar më pak për më shumë se 80 minuta.
Kështu, kuqezinjtë e mbyllin të fundit në grup me vetëm 2 pikë duke u parakaluar nga Islanda dhe Izraeli që siguroi ngjitjen në Ligën A.
Sakaq, Spanja befasoi Portugalinë me një gol në minutën e 88′-të nga Alvaro Morata. Vetëm fitorja mund t’i dërgonte në katërshe spanjollët të cilët i rrëmbyen vendin e parë portugezëve në limite të sfidës që u duk se po shkonte drejt barazimit.
Edhe Kosova e mbyll më së miri Ligën e Kombeve duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Qipron dhe duke siguruar vendin e dytë në renditje pas Greqisë që ngjitet në Ligën B.
Rezultatet:
Liga A, Grupi 2:
Portugali – Spanjë 0-1
Zvicër – Republikë Çeke 2-1
Liga B
Grupi 1:
Irlandë – Armeni 3-2
Ukrainë – Skoci 0-0
Grupi 2:
Shqipëri – Islandë 1-1
Grupi 4:
Norvegji – Serbi 0-2
Suedi – Slloveni 1-1
Liga C, Grupi 2:
Greqi – Irlandë e Veriut 3-1
Kosovë-Qipro 5-1
