Portugali- Spanjë finale, Shqipëria e Kosova për një mbyllje pozitive

Zhvillohen sot ndeshjet e fundit të UEFA Nations League në ligat A, B dhe C.
Në A2 supersfida vjen nga Portugalia aty ku vendasit e vendit të parë do të përballen me Spanjën e cila humbi sfidën e kaluar me Zvicrën 1-2.
Për iberikët e teknikut Luis Enrikes vlen vetëm fitorja. Fituesi i këtij grupi plotëson kuartetin ‘Final Four’.
Ndërkaq sot veç Shqipërisë në fushë do të jetë edhe Kosova e cila pret Qipron. Të gjitha takimet startojnë në 20:45.
Programi i ditës së sotme në Nations League:
Liga A:
Portugali- Spanjë
Zvicër-Republika Çeke
Liga B:
Irlandë-Armeni
Ukrainë- Skoci (në Krakov, Poloni)
Shqipëri- Islandë
Norvegji-Serbi
Suedi- Slloveni
Liga C:
Greqi- Irlanddë e Veriut
Kosovë- Qipro/Sportiim.al/