Reja ‘nervoz’, ndaj Islandës pa senatorë

Sot në 20:45 në “Air Albania Stadium” Shqipëria e trajnerit Edi Reja në ndeshjen e fundit të Ligës B Grupi 2.

Me pozicioinin e pamundur për të kapur matematikisht vendin e parë, kuqezinjtë pritet të synojnë fitoren me objektivë minimalë.

E para për të rikthyer besimin e humbur. Më pas rritja e koeficentit në ranglistën europiane e botërore por dhe për të parë elementë të së ardhmes apo lënë pas Islandën.

Në fakt, Reja duket në fund kontrate, i zhgënjyer nga loja e Hysajt, Mihajt por futbollistëve të tjerë në ndeshjen e humbur me Izraelin si Broja, duket se sot ka gati zgjedhje të reja.

Gjithësesi e gjitha do të vijë të zbardhet në orët në vijim. Takimi me islandezët do të gjykohet nga spanjolli Rikardo de Burgos./Sportiim.al/

Renditja para ndeshjes së fundit në grup Shqipëri- Islandë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!