Riaftësohet Kumbulla, gati ndaj Interit

Roma rifilloi sot stërvitjet në Trigoria pas disa ditësh relaksi të dhëna nga tekniku Zhoze Murinjo. Dy lajmet e para të mira janë ato që kanë të bëjnë me shqiptarin Marash Kumbulla dhe El Sharau.
Të dy kanë rifilluar përgatitjet me grupin, duke lënë pas dëmtimet përkatëse të muskujve. Sipas ‘Sportmediaset’ ata do të thirren nga portugezi i Romës për ndeshjen e së shtunës kundër Interit.
Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të rikthehet gradualisht në grup edhe Pelegrini, ndërsa nga sot Dibala ka rifilluar punën me ekipin por me Argjentinën e tij ku dhe gjëndet i grumbulluar. Ai do të kthehet në Trigoria vetëm të enjten./Sportiim.al/