Kriza Juve/Alegri në fije të perit, Montero gati

Paolo Montero gati ta zëvendësojë Maks Alegrin: Donadoni: Ka ende besim
Humbja e rëndë këtë fundjavë ndaj një skuadre deri të dielën e kaluar në renditje ishte pa fitore në Serie A si Monza, ka hapur zyrtarisht krizën te Juventus.
Shtuar këtu dhe rezultatet e mëparshme të ‘Zonjës së Vjetër’ duket se tani te shtëpia bardhezi është krijuar një situatë jashtëzakonisht delikate.
Sipas asaj që raportohet nga mediat fqinje, në ditët në vijim, Bordi i Juventusit ka planifikuar të miratojë bilancin për sezonin 2021/22 (rreth 250 milionë euro), por edhe të vlerësojë performancën e skuadrës së Alegrit dhe të vendosë se si do ta menaxhojë këtë fillim të sezonit nën pritshmëri.
Dy aspektet, ai ekonomik dhe ai sportiv, shkojnë keq e në sinkron: Ai i Ligës së Kampionëve në grupe teksa në dy takime kanë zero pikë por dhe vështirësia për të kapur 4 vendet e para në kampionat për sezonin 2023/24 rëndojnë mbi bardhezinjtë e kryesisht për teknikun Alegri.
Sidoqoftë zhurma e shoqëruar me kërkesa të shumëta për ta larguar atë nga projekti i nisur në verën e 2021 duket se është vendosur në pikëpyetje.
Megjithatë angazhimi i Alegrit (kontratë deri në vitin 2025 me një kontratë 7 milion plus bonuse në sezon) këto dy javë pritet të zgjojë ide dhe mendësi shtesë për të bindur Bordin drejtues se kthesa do vijë urgjent. Alegri në fije të perit./Sportiim.al/