Kupa dhe ndeshje e prapambetur, e diela me dy sfida

Me Kombëtaren kuqezi e cila rikthehet pas dështimit me Izraelin dje në Tel Aviv (2-1) në ‘Tropikal’ (Durrës) për të përgatitur ndeshjen e fundit në fushatën e Ligës së Kombëve, futbolli në Shqipëri ecën sot me dy takime.
Ata i përkasin Kupës së Shqipërisë teksa turi i parë sot sheh në fushë skuadrat e Besëlidhjes dhe Apolonisë së Fierit. Kjo ndeshje e vajtjes ka si start orën 15:00 dhe luhet në Lezhë.Takimet e tjera në program nesër dhe të mërkurën.
Ndërkohë po sot, në “Roza Haxhiu” të Lushnjes, zhvillohet ndeshja e prapambetur e javës së parë të Kategorisë së Parë ndërmjet Lushnjes dhe Burrelit. Edhe ky takim do të startojë në 15:00./Sportiim.al/