Nations League, Reja dhe Kombëtarja ngelin në klasë

  • Edicioni i tretë i Ligës së Kombëve nisi me pompozitet të madh për Shqipërinë. Sidomos pas përjashtimit të Rusisë, favorites kryesore për të fituar Ligën B2.

Në grup me Izraelin dhe Islandën, dy kundështarë me të cilët kuqezinjtë ishin ndeshur edhe më parë, dukej se Edi Reja me të tijtë, do mund të qëllonte në shenjë. Ëndrra për të parë një kombëtare si në kohën e De Biazit, mbajti lart optimizimin e atyre që duan fort futbollin shqiptar.

Në fakt, ngjau e kundërta. Vetë tekniku i eksperiencës së madhe në rang klubesh, nuk ia doli të godasë. Përveç lekëve që i parashikon kontrata me FSHF-në… E nisi me një barzim në Rejkjavik me atë pikë që dukej normale për kohën por dy humbjet me të njëjtin rezultat 2-1 me Izraelin, rrokullisën përfundimisht projektin ‘Reja’.

E djeshmja ishte për të qarë. Nga njëra anë mungesat teksa dhe ata që ishin në fushë nuk e ndihmuan objektivin e paratakimit në Tel Aviv. Formati i prezantuar nga Reja, u pa shpesh në vështirësi. …dy rastet e Brojes, tregues i paaftësisë dhe lojes individuale të sulmuesit 21 vjeçar.

Megjithatë kur i vjen radha golave të Izraelit, mendja shkon shpejt te sjella e Hysajt me topin apo inkoherenca e Mihajt në kontrollin fatal dy metra larg portës. Të dy gabimet janë ku thërret “qameti”.

Ndërkohë me golin e Myrto Uzunit jashtë diskutimit, kjo kombëtare nuk ka “lidhje” me të mëdhatë në kontinent. Në derë, ndeshja me Islandën, detyrimisht për tu fituar. Do të ishte gjysma e së keqes. Nëse evitohet vendi i fundit në grup edhe te shorti i ‘Euro 2024’ në 9 tetor 2022, shkohet me të tjerë koeficentë. Por kjo Kombëtare është larg …realitetit/I.Myrtaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!