Kukësi-Partizani (Live)

Kukësi-Partizani 1-2 

14′:Gol Partizani, shënon nga goditja e lirë Tedi Cara, 0-1

48′: Gol Kukësi,shenon Daci 1-1

74′:Gol Partizani, shenon Bitri 1-2

(14′ Cara gjatë festimit goditet me shishe plasitke, 4′ ndalesë. Kavajasi rrezikon të mos rikthehet në fushë. Rinis takimi, zëvëndësohet Cara futet Cvetanovski)

Kukësi – Partizani është sfida që mbyll javën e 5-të të Abissnet Superiore. Në 15:00 skuadrat do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.

Enkeleid Dobi debuton sot si trajner i verilindorëve me qëllimin për të rikthyer te Kukësi shijen e fitores gjë që mungon që prej sezonit të shkuar. Kthesa kërkohet me patjetër edhe nga presidenti Gjici i cili ka paralajmëruar ndëshkime në të kundërt.

Sakaq Partizani duhet të lërë pas humbjen surprizuese me Erzenin dhe të tregojë më të mirën në fushën e Kukësit.

Gjykon takimin Eldorjan Hamiti

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Tafas, Haxhiu, Ilieski, Bytyçi, Ndreca, Giasi, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Moraesh, Barbosa, Zivkoviç. Tr: Enkeleid Dobi

Partizani: Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Telushi, Murataj, Hodo, Cara, Skuka. Tr: Xhovani Kolela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!