Kukësi në ‘këmbë’ për kthesën, Kolela: Nuk firmos për barazim

Kukësi-Partizani (15:00) në ‘Kukës Arena’. Në Peqin, Kategoria e Parë mbyll me Besa-Apolonia (15:00)

Përgatiti: Erga Kenga

Kampionati i 84-ët i Abissnet Superiore ecën sot me takimin e orës 15:00 ndërmjet Kukësit dhe Partizanit të Tiranës. Ndeshja e parashikuar për tu zhvilluar në “Kukës Arena” vlen për javën e pestë të elitës shqiptare e cila nisi të premtën vijoi të shtunën e të dielën dhe mbyllet me supersfidën e sotme.

Në të dy kampet ka patur deklarata e protagonizëm. Sidomos te verilindorët të cilët e kanë nisur mjaft dobët këtë sezon. Ndryshimi në pankinë me largimin e Gegës dhe afrimin e Dobit ka bërë që vetë Safet Gjici me statusin e ‘Presidentit të Nderit’ të presë dje skuadrën dhe stafet.

Nga ana e tij trajneri Enkelejd Dobi tha në konferencë për shtyp se; “I kemi të gjitha mundësitë për ta kthyer Kukësin aty ku i takon. Për ta bërë këtë duhet të gjej zgjidhje, jo justifikime”. 

Në kampin tjetër, pritet reagimi i shpejtë pas asaj humbjeje të javës së kaluar me Erzenin. Kolela e tha në daljen për shtyp: “Ne do të kërkojmë që të kryejmë lojën tonë, sepse ky është mentaliteti ynë. Kemi shumë respekt për Kukësin, por do të duhet të kemi identitetin tonë si skuadër për të kërkuar gjithmonë rezultate pozitive.”

Ndërkohë te Partizani ka dilema lidhur me disa futbollistë të dëmtuar.Veç Mensah nuk do mund të jenë gati Hoti dhe Da Silva. Skuka deri dje në dyshim, sot duket se do ta nisë nga fillimi. Sakaq te Kukësi nuk ka raportime për mungesa.

Besa-Apolonia:

Takimi i fundit i javës së tretë në Kategori të Parë do të luhet sot në Peqin. Besa e trajnerit Gugash Magani pasi barazoi në start me Tomorin dhe u mund nga Besëlidhja javën e dytë, pret të marrë tri pikë në duelin me fierakët. Me tjetër marsh Apolonia e cila u shfaq potente javën e kaluar ndërsa shpartalloi 5-2 Turbinën. Në start, pati barazuar pa gola në Peshkopi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!