Erzeni del nga “shtrati”, radha e Laçit…

Abissnet Superiore, Java 5:
Erzeni – Laçi 1-0
(Kahrimanoviç 90+5′)

Erzeni i Shijakut nuk pyet ndërsa jashtë çdo parashikimi arrin fitoren e tretë radhazi. në pesë javë gjatë të cilave ende nuk ka provuar shijen e golit të pësuar.

Sot merr 3 pikë në prani të teknikut kuqezi Edi Reja. Në “Niko Dovana” ndodh gjithçka.Kridens Meta padyshim protagonist me vendimet e tij. Në të mirë dhe në të keq…

Mes pretendimeve për penallti nga të dyja skuadrat dhe një goli të anuluar për bardhezinjtë, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Skuadra e Vukiçeviç u duk më e motivuar, por mbrojtja e Erzenit mbetet e pathyeshme.

Një lojë më e balancuar gjatë 45-minutëshit të dytë me të dyja skuadrat që provojnë, por nuk konkretizojnë. Për disa minuta, ndeshja ndërpritet për shkak të problemeve me energjinë elektrike, por gjithçka zgjidhet dhe skuadrat vijojnë lojën normalisht.

Rezultatin e vendos një penallti në minutën e 95′-të e shkaktuar nga vetë portieri Dajsinani, i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Nonatos. Me një gjuajtje të lehtë dhe qendrore, Kahrimanoviç mposht portierin e bardhezinjve dhe dërgon topin në rrjetë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Kështu Erzeni është skuadra e vetme që nuk është mundur dhe nuk ka pësuar asnjëherë në këto 5 javë kampionat, ndërsa Laçi merr humbjen e katërt radhazi me po të njëjtat shifra.

Bylis Egnatia 0-0

Sakaq, në barazim pa gola përfundoi ndeshja mes Bylisit dhe Egnatias. Edhe në “Adush Muça” ka ndërprerje të energjisë elektrike çka bën që sfida të fillojë disa minuta me vonesë.

Si vendasit, ashtu dhe rrogozhinasit zhvilluan një ndeshje mjaft të luftuar, por edhe falë portierëve Sherri dhe Qirko skuadrat ndanë nga një pikë në këtë javë të pestë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!