Çekiçi, gol të jashtëzakonshëm Gallatasarajit…

Me emrin te lista e sotme e Edi Rejës, teksa Kombëtarja kuqezi grumbullohet të hënën për dy sfidat e Nations League, Endri Çekiçi ka një mesazh fantastik për të gjithë.

Në pjesën e parë të ndeshjes Gallatasaraji- Koniaspor, pogradecari shpik një goditje nga më shumë se 30 metra duke shënuar në këndin e majtë të portierit Muslera.

Më herët, vendasit ishin përpara ndërsa goli i mesfushorit shqiptar, ka vendosur balancën…

Ndërkohë pas golit dhe një shtylle të goditur, Çekiçi pëson një dëmtim i cili e detyroi të linte fushën. Shkalla e së cilës për tu verifikuar. Koniaspor kryeson aktualisht kampionatin turk.

Video: Goli i Çekiçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!