Elvi Berisha: Tirana ka lavdi, rikthehemi

Në vigjilje të takimit të javës së 5-të me Teutën në “Selman Stërmasi” ishte zgjedhur nga trajneri Shehi për të folur para mediave.

Elvi Berisha, sulmuesi 23 vjeçar i rritur sportivisht te Leganes në Madrid, tha se sulmuesit por e gjithë Tirana duhet të nisin të mendojnë seriozisht për të mbrojtur titullin kampion.

Fieraku i cili iu bashkua bardhebluve këtë merkato vere, ngul këmbë se kontigjenti është në gjëndje të përballojë sfidat e ardhëshme sezonale dhe sipas tij, takimi i nesërm me Teutën, do të shohë një Tiranë të shndërruar për mirë.

Elvi, 5 pikë në katër javë shumë pak për Tiranën…

“Nuk e kemi nisur dhe aq mirë por le të pranojmë se janë javët e para dhe se konsolidimi i grupit ende nuk ka qenë në maksimum.”

Ndaj Teutës?

“Ne e dimë forcën tonë, kemi punuar gjatë javës dhe presim të kthehemi te tri pikët.

Ke marrë minuta por Tirana do shumë djersë për të qenë titullar…

“E verteta është se te klubi i ri ka gjithnjë konkurencë. Një klub i madh mbushur me histori. Na takon ne futbollistëve të ecim me ato dimensione të kampionëve ndër vite. Sapo kam ardhur, po punoj intensivisht individualisht por dhe në grup”.

Një “miniskuadër” që ka luajtur bashkë te Laçi…

(Qesh) ” Po jam unë, Kallaku, Xhixha, Deliu, Lulaj, Bytyqi. Bëhëmi gjashtë apo jo…Kjo tregon se veç Tiranës edhe Laçi ka ditur të sjellë në Superiore emra goxha të goditur.”

Te Leganes?

“Kam ende miq në Madrid por tani jam i fokusuar këtu. Pas Laçit isha në Korçë, tani te Tirana. Mendoj vetëm për këtë skuadër”. Bisedoi: Isuf Myrtaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!