Kjo nuk është Lacio, në Europa League të tjera llogari

Dështojnë të mëdhatë; Lacio, Monako, Dinamo Kiev, Olimpiakos.
U zhvilluan mbrëmjen e sotme ndeshjet e dyta në grupet e Europa League. Mançester Junajtid dhe Roma bëjnë detyrën, danezët e Midlylland “bastisin” Lacion dhe Sarri duket se i bashkohet Alegrit në betejën për qëndrim në pankinat respektive.
Mançester Junajtid ia del të fitojë përballë Sherif Tiraspolit me shifrat 2-0. Për moldavët nuk u pa në formacion dhe as në stolin e rezervave mesfushori shqiptar, Regi Lushkja pasi kavajasi nuk është përfshirë në listen e klubit për ndeshjet e Europës
Sakaq, edhe Roma nuk zhgënjen në shtëpi ndaj HJK Helsinkit duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin e pastër 3-0. Ndërsa surpriza vjen nga Danimarka aty ku “shqiponjat” e Lacios munden frikshëm në shifrat 5-1 nga Midjylland.
Grupi A
Bodo/Glimt – Zyrih 2-1
Grupi B
Dinamo Kiev – Larnaka 0-1
Renës – Fenerbahçe 2-2
Grupi C
Real Betis – Ludogorets 3-2
Roma – Helsinki 3-0
Grupi D
Braga – Union Berlin 1-0
Gillosë – Malmo 3-2
Grupi E
Sherif Tiraspol – Mançester Junajtid 0-2
Real Sociedad – Omonia Nikozia 2-1
Grupi F
Midjylland – Lacio 5-1
Fejnord – Sturm Grac 6-0
Grupi G
Olimpiakos – Frajburg 0-3
Karabak – Nantë 3-0
Grupi H
Monako – Ferencvarosh 0-1
Trabzonspor – Crvena Zvezda 2-1/Sara Gjidiaj/