Çokaj transferohet te Panathinaikos
Çokaj transferohet te Panathinaikos
Enis Çokaj duket se do të hedhë hapin e madh në karrierë. Mesfushori kuqezi i cili militon te Lokomotiva Zagreb prej më shumë se 4 sezonëve ka arritur akordin me ekipin e njohur grek, Panathinaikos.
Për ta raportuar lajmin, janë mediat greke të cilat insistojnë të shprehen se koplikasi 23 vjeçar pikërisht në këto çaste, po fluturon drejt Athinës.
Në fakt, merkato e kampionatit helen mbyllet sot në mesnatë (23:59) ndërsa lëvizja e ish mesfushorit të Laçit (u huazua për 6 muaj nga Lokomotiva në 2019-ën) pritet të konfirmohet zyrtarisht nga vetë klubet që kanë operuar për kartonin. /Sportiim.al/
