Axhenda ditore e skuadrave të Superiores në rrjete, tetë klube…

Në një hulumtim të fundit në rrjetin social ‘Facebook’, klubet e ‘Abissnet Superiore’ shihet se kanë hedhur për lexuesit e tyre informacione të ndryshme. ‘Sportiim.al’ i mblodhi në një material specifikat përkatëse.

Klubi i Kukësit shkruan: “Ekipi ka vijuar ditën e sotme me përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Partizanit. Skuadra ka zhvilluar dy seanca stërvitore nën drejtimin e trajnerit Dobi, ku në mëngjes ekipi zbriti në fushë duke u përqendruar më shumë në aspektin taktik, teksa pasdite stafi u përqendrua në aspektin fizik. Ndeshja ndaj Partizanit, është spostuar me një ditë dhe do të luhet ditën e hënë në stadiumin “Kukës Arena” duke nisur nga ora 15:00.”

Teuta shkruan se sot është kryer seanca e plotë nën drejtiin e stafit teknik me Shkëmbin në krye.

Ndërkohë Kastrioti pas asaj paraqitje dinjitoze me Tiranën (0-0) sot u përgatiti në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Nga ana e tij Partizani i kushton vemendje shortit të Kupës së Shqipërisë. Klubi i kuq shkruan: “KF Oriku do të jetë kundërshtari ynë në turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë do të luhet në në Orikum në 28 shtator, ndërsa takimi kthimit në kryeqytet në 12 tetor”

Sikundër dhe Vllaznia, Faqja zyrtare: “Rrugëtimi i Vllaznisë në mbrojtje të trofeut të Kupës së Shqipërisë do nisë nga Vlora më 28 shtator, në përballjen e parë ndaj Flamurtarit… “

Erzeni i paparashikueshëm deri tani, te faqja ‘Fan’ ecën me njoftimin për sfidën e Kupës. “Kupa e Shqipërisë / Turi i Parë / 28 Shtator KF Turbina – KF Erzeni “.

Tirana bëhët aktive me urimin për ditëlindjen e mbrojtësit Filip Najdovski.

Surpriza e javës Bylis shkroi për takimin e radhës: “Të shtunën presim Egnatian!E dini dhe vet, detyrën”.

Ndërkohë Laçi dhe Egnatia nuk kanë axhendë ditore në Facebook. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!