Teletekst lajme…

‘Sportiim.al’ në rubrikën ‘Teletekst’, sjell disa nga zhvillimet dhe pritshmëritë e fundit sportive.

  • Teknologjia gjysmë automatike e pozicionit jashtë loje do të përdoret në Premier League nga sezoni i ardhshëm.
  • Fede Valverde u kërkua gjatë verës për 100 milion euro nga Liverpul. Reali e refuzoi menjëherë.
  • Xhim Retklife nuk e fsheh dëshirën e tij për të blerë Mançester Junajtid në Premier League. Nëse ia del, ai dëshiron të emërojë Luis Kampos për të udhëhequr drejtimin sportiv të klubit.
  • Sot do të debutojë si trajner i Çelsit. Graham Poter ish trajneri i Brajton do të gjejë në skuadër edhe ish lojtarin e tij Kukureja.
  • Tirana-Teuta për javën e 5-të Abissnet Superiore ndryshe nga sa u përfol për tu luajtur në Elbasan, do të zhvillohet të premten në “Selman Stërmasi”. Konfirmimi vjen zyrtarisht nga vetë klubi bardheblu.
  • Këtë fundjavë në MotoGP (Aragon, Spanjë) janë njoftuar dy rikthime. I pari Mark Markez pas riaftësimit të gjatë dhe i dyti Johan Mir rikthehet pas dy javëve stop (dëmtim).
  • Do të përcaktohen sot dy gjysmëfinalistet e tjera të kampionatit Europian për meshkuj në basketboll. Pas Spanjës dhe Gjermanisë (shkuan në gjysmëfinale) radha e dueleve Francë-Itali dhe Slloveni-Poloni.
  • Mediat portugeze ‘luajnë’ me dy eksteremet e përshkrimëve të ndeshjeve të skuadrave të tyre. “Natë perfekte” për Sporting (mundi Totenhem në Champions) ndërsa “Skandal” i Portos në humbjen 0-4 me Bryzh po për Champions League, shkruajë luzitanet.
  • Sot Superliga e Kosoves do të ketë në program (15:00) derbin Gjilani-Drita. Luhet pa tifozë për shkaqe sigurie. Në “Fadil Vokrri”, Prishtina- Malisheva ndërsa Llapi- Ballkani e shtyrë (Ballkani luan në Europë).
  • Briatore, ish drejtues në Formula 1 thotë për Ferrarin: “Është e pabesueshme të imagjinosh se si Ferrari arrin t’i shkatërrojë vetë garat, ku dominon. Vërtetë mëkat që një makinë e cila dominon provat zyrtare, nuk arrin ta shfrytëzojë këtë avantazh në garë, por vazhdon të gabojë”, tha Briatore për ‘Bild’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!