Vukiçeviç mediton, ‘të paktën sot’

Nga: Erga Kenga

“Të paktën sot”. Kështu mund të përkufizohet dëshira e trajnerit malazez të Laçit Dejan Vukiçeviç për takimin e skuadrës së tij ndaj Bylisit në program në 15:00.

Kurbinasit pasi nisën me një fitore bindëse ndaj Teutës humbën dy takimet e radhës ndërsa sot, skuadra e konfiguruar për të tentuar titullin, do presë mallkastriotët e Arian Bellait.

Në fakt, bardhezinjtë kanë 6 fitore dhe një barazim në 7 përballjet e fundit me ballshiotët por ky tregues statistikor, nuk përbën asapk lajm nëse sot nuk shkohet te tri pikët.

Edhe pse në kampin e tyre janë optimistë, në tri duelet zyrtare, Laçi asnjëherë nuk u shfaq me një formacion stabël.

Dëmtimi i Ujkës nga njëra anë dhe pamundësia fizike e lojtarëve që janë afruar me bujë si Borisjuk, Alla e Shkurtaj por dhe loja me hope e Spahiut, Turkajt, Akiniemit etj, ka prishur parashikimet e këtyre javëve të para të edicionit të 84-të Abissnet Superiore.

“Të paktën sot”…në mendjen e trajnerit. Për të mos u futur më tej në vorbullën e teknikëve Arapi e Gega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!