Çelsi shkarkon Tuhel

Gjermani largohet nga Çelsi por dhe Tedesko shkarkohet nga Lajpcig.
Klubi i Futbollit Çelsi, shkarkon Tomas Tuhel pas humbjes në Champions League ndaj Dinamo Zagabreb.
Kjo është fjalia sinonim e të gjitha mediave online që raportojnë largimin e gjermanit nga klubi blu. Më pas ka ardhur dhe zyrarizimi i klubit nga Londra.
Kështu, pas Domeniko Tedeskos, italianit të Lajpcig i cili u shkarkua pas humbjes me Shahtjor Donjetsk ja te vjen dhe “bomba” nga Anglia. Tomas Tuhel është shkarkuar nga pozicioni i menaxherit (trajnerit) të klubit londinez.
Në fakt, Çelsi ka pësuar dy humbje shokuese në kampionat me Lids (3-0) dhe Sauthempton (2-1) përpara se dje të mundej nga Dinamo Zagreb në Champions. Bordi i klubit me drejtues të rinj i tregon derën Tomasit. /Sportiim.al/