UEFA vlerëson maksimalisht partneritetin me FSHF

UEFA ka organizuar pak ditë më parë Konferencën Vjetore të Sigurisë “Sharing the Stage”, që këtë vit u mbaj në Stamboll të Turqisë. Ky event i UEFA-s zhvillohet një herë në vit para nisjes së sezonit të ri futbollistik me objektivin e shkëmbimit të informacioneve mbi praktikat më të mira, ndërmjet oficerëve të sigurisë së klubeve dhe policisë dhe përgatitjet për ato që na presin më tej.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 440 pjesëmarrës nga të 55 vendet e Evropës, anëtare të UEFA, kryesisht oficerë sigurie të federatave si dhe të klubeve të Futbollit që marrin pjesë në ndeshjet e kupave të Evropës (Champions, Europa dhe Conference league), zyrtarë të organeve kryesore të politikave të futbollit që punojnë bashkë me sektorët e sigurisë dhe organizimit të ndeshjeve të UEFA, vëzhgues, përfaqësues të policive dhe rrjetit të NFIP (pikave kombëtare për shkëmbimin e informacionit për ndeshjet e futbollit).

Nga Shqipëria në këtë aktivitet morën pjesë Armando Mandro, Oficeri i Sigurisë në FSHF si dhe z. Agron Çeli, Shef i Sektorit të Rendit në Policinë e Shtetit dhe Pika Kombëtare e Shkëmbimit të Informacionit për Ndeshjet e Futbollit, NFIP Albania.

Konferenca u përshëndet nga Presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin, nëpërmjet një video-mesazhi, i cili në fjalën e tij përmendi rëndësinë e këtij aktiviteti, problemet e hasura gjatë finales së Champions League të Parisit dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të gjithë aktorëve që përballen me operacionet menaxhimit të sigurisë në ndeshjet e futbollit. /FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!