Operohet Pogba, francezi: Jam mirë

U rikthye me bujë te Juvja por iu desh të kryejë një ndërhyrje kirugjikale. Pol Pobga francezi i mesfushës bardhezi pas opracionit falenderoi fansat për suportin e dhënë ndërsa deklaron:
“Jam mirë. Operacioni shkoi shumë mirë, tani unë do të shërohem dhe do të rikthehem shumë shpejt. Dëshiroj t’i falenderoj të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen dhe t’ju bëj të ditur se mendërisht gjithçka është në rregull.
Unë e mbaj gjithmonë kokën lart, nuk jam vetëm. Unë jam me zotin, faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen. Do të kthehem shpejt dhe më i fortë, gjithmonë buzëqesh”.