Luajtën finalen e ‘Australian Open’, eleminohen në ‘US Open’

  • Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi ndaj tenistit rus Danil Medvedev në finalen e madhe të “Australian Open” për vitin 2022 me rezultatin 3:2. Sot eleminohen që të dy nga US Open.

US Open turneu i madh i tenisit vazhdon të dhurojë spektakël e mjaft surpriza. Pas eleminimit të Medvedev vjen dhe dështimi spanjollit Rafa Nadal. Ai u eleminua nga amerikani Tiafoe me rezultatin 3-1.

Një ndeshje e madhe që zgjati për 3 orë e 32 minuta, ndërsa vendimtar ishte seti i fundit pasi u luajt 1 orë e 2 minuta dhe u fitua nga 24-vjeçari amerikan.

Setin e parë Tiafoe e fitoi me shifrat 6-4, ndërsa Nadal barazoi në setin e dytë duke mundur 24-vjeçarin 4-6. Reagimi i tenistit vendas ishte fantastik, pasi dy setet e radhës u fituan 6-4 dhe 6-3 dhe gjithë takimin 3-1.

Kjo ishte humbja e parë e Nadal në një Grand Slam në vitin 2022. Majorkeni numëron 22 fitore dhe një humbje./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!