Liga e Kampionëve/ Sot starti në grupe

sportiim2

Liga e Kampionëve/ Sot starti në grupe Rikthehet magjia e Champions grupe. Me tetë ndeshjet e ditës së sotme merr udhë kompeticioni më i madh futbollistik për klube në kontinetin e vjetër.

Ndeshjet e grupeve të Champions Leauge startojnë sot në 18:45. Spikat sfida e mbrëmjes PSG – Juventus, por jo më pak të rëndësishme edhe përballjet e tjera.

Në fushë kampionët në fuqi të Europës Real Madrid. ‘Los Blancos’ do jenë në transfertë ndaj skuadrës së Selltikut. Të tjera takime me koeficent të lartë në qilimin e blertë. Mançester Siti, Milan dhe Çelsi i Armando Brojës gjithashtu për të treguar vlerat që mbartin.

Të gjitha të mëdhatë me një synim: Finalen e 10 qershorit të ardhëshëm në Stamboll.

Ndeshjet dhe oraret:

Grupi E Dibamo Zagreb – Çelsi 18:45 Salzburg – Milan 21:00

Grupi F Selltik – Real Madrid 21:00 Lajpcig – Shahtjor Donjetsk 21:00

Grupi G Borusia Dortmund – Kopenhagen 18:45 Sevilja – Mançester Siti 21:00

Grupi H Benfika – Makabi Haifa 21:00 PSG – Juventus 21:00/Sportiim.al/

?>