Duro te Shkëndija, Open e “zyrtarizon”

Lajme interesante vijnë nga Maqedonia e Veriut. Sipas Open-TV, trajneri Shpëtim Diro, pritet të marrë timonin e Shkëndijes së Tetovës. Do të ishte angazhimi i dytë për 63 vjeçarin nga Tirana në krye të stolit tetovar.
Open-TV shkruan:
“Kur pritej promovimi ndodhi një kthesë e madhe. Open-TV mëson se megjithate, Qatip Osmani, nuk do të jetë trajner i Shkëndijës. Edhe pse gjithcka ishte gati për arritjen e marrëveshjes mes palëve, bisedimet kanë dështuar në çastet e fundit.
Kështu tani nuk pritet të ketë rikthim të “Qato”-s te kuqezinjtë.
Open-TV mëson se tani opsion i parë për të marrë drejtimin e Shkëndijës është Shpëtim Duro, trajneri i njohur nga Shqipëria, ish-trajner i Shkëndijës.
Duro është (ishte, red) trajner i Lacit. Ai herën e fundit e ka drejtuar Shkëndijën në vitin 2015.
Shkëndija mbeti pa trajner, pasi Artim Shaqiri dhe klubi u ndanë pas barazimit me Makedonija GJP.
Sot Shkëndija zyrtarizoi kryesinë e re”