MotoGP/ Sot Çmimi i Madh në Mizano

Sot në pisten e San Marinos do të garohet për aktin e 14- të të Botërorit në MotoGP.

Në Mizano e gjitha do të vijë në orën 14:00 me Xhek Milleri cili me kohën 1’31″ 899, arritur në kualifikuese do të niset i pari. Performancë e jashtëzakonshme nga piloti australian i ekipit zyrtar të Ducatit.

Me vetëm 15 të mijtat ai mundi shokun e tij të skuadrës Francesko Banjaja por italiani do të startojë i pesti për shkak të një penalltie. Në renditjen pasuese të startit vijnë Enea Bastianini dhe Marko Bezeki. Edhe Maverik Vinjales shfaqet mirë me Aprilia duke kapur vendin e 4-të.

Ndërkaq Fabio Kuartararo me Yamaha, do rreshtohet në vendin e 8-të. Për kryesuesin e botërorit dhe kampionin në fuqi, duket se pjesa e mbetur e sezonit, do ti kushtohet ruajtjes së diferencës me ndjekësit.

Më tej, lajm i mirë për MotoGP. Mark Markez pas rekuperimit nga operacioni i fundit, ka deklaruar dje se do të rikthehet për të ‘promovuar’ Hondën e edicionit të vitit 2023./Sportiim.al/

Nisja sot ora 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!