Licensimi ngel “Roza Haxhiu”-n, shtyhet ndeshja…

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Lushnja – KF Burreli, e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë 2022/23 është shtyrë dhe nuk do të luhet sipas kalendarit.

Ndeshja ishte programuar të luhej më datë 03.09.2022 në Lushnje, por Departamenti i Garave në FSHF pas inspektimit ka konstatuar se fusha e stadiumit nuk është ende në kushte optimale për të pritur një ndeshje futbolli.

Siç dihet fusha e stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu” është duke u rinovuar me një investim të Federatës Shqiptare të Futbollit, që po ndërton edhe tre fusha të tjera në këtë qytet.

Data e ndeshjes Lushnja-Burreli mbetet për t’u përcaktuar në ditët në vazhdim./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!