Morata te Barça? ‘Mundo’ thotë Po

E bujshme nga Spanja: siç raportohet nga Mundo Deportivo, Atletiko Madrid dhe Barcelona janë duke negociuar shitjen e Alvaro Moratas te Barcelona.

Situatë befasuese duke patur parasysh faktin se Morata njihet si një futbollist i dalë nga radhët e Realit të Madridit. Sulmuesi ka patur eksperienca dhe në Itali me Juven apo Çelsin në Angli ndërsa rikthimi me Atletikon është konsideruar si rikthim në Madrid.

Për më tepër që me Simeonen ai ka parë gjithnjë bluzën e titullarit.

Nëse vëretë shkon në Katalunjë për Moratën do të rikthehen hijet e atij shkëmbimi të viteve më parë teksa Figo nga Barça kaloi te Real Madrid. Vërshëllimat ende ‘kumbojnë’/ Sportiim.al/.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!