Femra/ Vllaznia njihet me rivalin e pazës play off

Vllaznia e femrave do të luajë kualifikimin historik për në grupet e UEFA Champions League me një skuadrës ukrainase. Për tu përcaktuar fusha e skuadës rivale Vorsla-Kharkiv-2, e njohur ndryshe edhe si Kharkiv-Zhytlobud-2.
Vllaznia e femrave është njohur sot me kundërshtarin e saj në “play-off” të Champions Leauge. Vajzat kuqeblu janë pjesë e 32 skuadrave më të mira në Europë që do të luftojnë për të rezervuar një vend në grupe.
Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendos Vllazninë përballë skuadrës ukrainase Vorskla Kharkiv 2 për ndeshjet që do të luhen me 20/21 shtator dhe 28/29 shtator.
Kujtojmë që edhe vitin e shkuar skuadra shkodrane arriti në fazën “play-off” ku e eleminua nga Juventusi, ndërsa këtë sezon shorti ka rezervuar një skuadër disi më të thjeshtë për Vllazninë e femrave e cila prej vitit 2011 merr pjesë rregullisht në Champions Leuage.
Ndërkaq,Vllaznia është për herë të tretë mes 32 ekipeve më të mira të Europës dhe qëllimi i tyre është kalimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, që do të ishte historike, jo vetëm për Vllazninë, por për të gjithë futbollin shqiptar. /Sara Gjidiaj/