Haland rekord, Liverpul vuajtje ndaj Njukasëll, Seria A pa ‘gola’

sportiim2

Erling Haland 9 gola në 5 javë si askush më parë në Premier. Isak i Njukasëll debuton me gol, Napoli ndalet nga Leçe.

Premier League pas 4 dueleve të ditës së martë sot vijoi sot me 5 sfida të tjera. Liverpul shënon golin e fitores me Karvajon në minutat shtesë ndaj Njukesëll duke i dhënë trajtën dramatike takimit të luajtor në ‘Anfield’.

Ndërkaq Arsenal nuk ndërpret serinë e fitoreve dhe kryeson klasifikimin me pikë të plota. Edhe Siti merr një fitore të thellë ndaj Notingem Forest me tripletën e Haland.

Mjaft i luftuar figuroi edhe derbi i Londërs mes Uest Hem të David Mojes dhe Totenhemit të Antonio Kontes.

Sakaq në Serie A Juventus triumfon ndaj Specias me rezultatin 2-0, teksa ndalen në barazim 1-1 Lacio dhe Napoli, përkatësisht nga Sampdoria dhe Leçe./S. Gjidiaj/

Premier Leauge: Arsenal – Aston Vila 2-1 Mançester Siti – Notingem Forest 6-0 Liverpul – Njukesëll 2-1 Uest Hem – Totenhem 1-1 Burnemuth – Uolves 0-0

Serie A: Empoli – Verona 1-1 Sampdoria – Lacio 1-1 Udineze – Fiorentina 1-0 Juventus – Specia 2-0 Napoli – Leçe 1-1

?>