Broja e Asllani marrin minuta, Kumbulla del i dëmtuar

  • Alarm për mbrojtësin kuqezi Marash Kumbulla. Në minutën e 28-të lë fushën (Roma- Monza) për një problem muskulor (përplaset me Petanjën). Shkalla e dëmtimit për tu verifikuar…

Për shkak të ndeshjeve të Champions League të cilat do të zhvillohen mesjavën e ardhshme, kampionatet më të rëndësishme europiane do të kenë një kalendar më të ngjeshur këtë javë.

Premier Leauge nisi sot javën e pestë. Skuadra e Çelsit pësoi humbjen e dytë, kësaj radhe përballë ish-skuadrës së Brojës, Sauthemptonit.

“Shenjtorët” fituan me përmbysje 2-1 më stadiumin e tyre. Stërling kaloi në avantazh blutë e Londrës, por vetëm për pesë minuta pasi shumë shpejt Lavia riktheu baraspeshën. Armstrong vendosi gjithçka me golin që erdhi në përfundim të fraksionit të parë.

Çelsi lufton deri në fund për të ndryshuar shifrat por nuk mundi të konkretizonte aksionet. Me futjen e Brojës në fushën e lojës në minutën e 67′-të, ka më shumë rrezikshmëri në portën e Sauthempton por sulmuesi kuqezi nuk ia del të gjejë golin përballë ish-skuadrës së tij.

Sakaq Kristal Palasë dhe Brentford e mbyllën në barazim 1-1, ndërsa Fullham fitoi minimalisht 2-1 ndaj Brajton. Lids – Evertonu ndal 1-1.

Xhiron e katërt të Serie A e hapi Sasuolo – Milan me një barazim pa gola dhe një penallti të pritur nga Menjo (goditi Beraradi) që i dhuroi një pikë kuqezinjve.

Në mbrëmje Inter dhe Roma fitojnë pa vështirësi. Zikaltërit mposhtën 3-1 Kremonezen me Asllanin që e nisi nga stoli por u aktivizua rreth 20 minuta para fundit. Roma me Kumbullën titullar (del i dëmtuar në të 28′) për të vijuar dhe me dygolëshin e parë të Dibalës në triumfin në shtëpi ndaj Monzës./Sara Gjidiaj/

Premier League:
Sauthempton – Çelsi 2-1
Kristal Palasë – Brentford 1-1
Fullham – Brajton 2-1
Lids – Everton 1-1

Serie A
Sasuolo – Milan 0-0
Inter – Kremoneze 3-1
Roma – Monza 3-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!