Nis Tirana, në mbrëmje Vllaznia- Kukësi
- Egnatia- Tirana në Rrogozhinë në program në 17:00 dhe Vllaznia-Kukësi në ‘Loro Boriçi’ me start orën 19:30, janë dy ndeshjet e vetme të ditës së sotme e diel 28 gusht.
Për javën e dytë ‘Abissnet Superiore’ luajtën dje Teuta- Bylis 1-1 dhe Kastrioti-Erzeni 0-0. Kalendari i xhiros së dytë mbyllet me Partizani-Laçi. Kjo supersfidë është vendosur nga Departamanti i Garave për tu zhvilluar të hënën në orë 19:30 në ‘Elbasn Arena’ të Elbasanit.
Ndërkaq Egnatia- Tirana por dhe Vllaznia-Kukësi në prag -ndeshje vishen me mister. Zhvillimet e verës në merkato te rrogozhinasit, prujet e fundit te Tirana, filozofia ndryshe e Vllaznisë në shtëpi apo qajsa si një sfidante e denjë në derbi e Kukësit pritet të zbardhen sot.
Egnatia kampione në numrin e afrimëve të verës afroi së fundi brazilianin Klaudivan Dos Santos Bezerra, i cili ka firmosur kontratë 2-vjeçare me rrogozhinasit. Te bardheblutë goditja ‘big’ lidhet me firmën e kavajasit Ardit Deliu.
Ndërkaq, provë e madhe për shkodranët që sipas deklarimëve të fundit nga Josa do luajë si ndaj Erzenit. Për tu parë nëse tekniku, do ti japë minuta mesfushorit anësor Esat Mala.
Në kahun tjetër Skënder Gega do ketë mungesën penalative të Dacit. Nuk e ka fshehur mundësinë që deri në 31 gusht të shohë dy futbollistë të tjerë në grup. Gjithësesi, sot dueli me shkodranët.
Java e dytë, Abissnet Superiore:
Sot:
Egnatia- Tirana 17:00
Vllaznia-Kukësi 19:30
Të hënën
Partizani- Laçi 19:30 (në ‘Elbasan Arena’)
Të luajtura të shtunën:
Teuta- Bylis 1-1
Kastrioti- Erzeni 0-0/Sportiim.al/