Marku fiton me pikë ndaj Ramirez

Lushnjari Florian Marku fiton me pikë 95 -92 ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez.
Mes emocioneve dhe frikës në ‘Air Albania Stadium’, Florian Marku ka mundur këtë mbrëmje me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Parra Ramirez.
Numëri i madh i fansave të Markut në Arenën Kombëtare aty ku ishte improvizuar ‘Ringu’ por dhe mijëra të tjerë jashtë vendit përmes ekranit, përjetuan emocione të mëdha sportive nga dueli Marku-Ramirez.
Raundi i 7 ishte më i miri për boksierin shqiptar. Marku me të majtën e tij godet në shënjë me një gjuajtje të fortë duke i shkaktuar një të çarë të thellë meksikanit në të djathtë.
Sakaq ka panik në raundin e tetë. Një gjuajtje me të majtën e Ramirez e hedh Markun në tapet. Pas numërimit të gjyqtarit, Marku ia del të marrë disi vetën e të mbyllë me vështirësi. Në të nëntin dhe të dhjetin arrin të krijojë epërsi në pikë.
Në fund gjyqtarët shpallën fitues boksierin shqiptar 95 me 92./Sportiim.al/