Erzeni…Ademi e Thioub

Erzeni firmos me ish-sulmuesin e Egnatias dhe Laçit si dhe Thierno Thioub. Gati për ndeshjen e së shtunës ndaj Kastriotit

Klubi i Erzenit ka bërë zyrtare të mërkurën marrëveshjen me sulmuesin Ilirid Ademi. 27-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është lojtari më i ri i skuadrës shijakase.

Ademi ka luajtur më parë për ekipe si Shkupi, Renova, Gostivar dhe Laçi, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Egnatias ku shënoi katër gola në 17 paraqitje.

Erzeni vijon me përforcimet e skuadrës pas fitores në javën e parë ndaj Vllaznisë teksa përgatitet për sfidën e fundjavës përballë Kastriotit. /S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!