Play Off/ PSV jashtë, ecën Kopenhagë, Dinamo në shtesë…

Tri takimet e mbërmjes së sotme për Ligën e Kampionëve faza play off në Europë, prodhuan dy bileta për në grupe në 90 minuta ndërsa e treta u desh të kalonte nga shtesa…

Nisur mbi bazën e parashikimëve PSV-Rejnxhers përfunduar 0-1, Trabzonspor Kopenhagë 0-0 dhe Dinamo Zagreb 2-1 konsiderohen të gjitha surpriza.

Kështu holandezët e PSV Eindhoven teksa kishin barazuar në të vajtjes 2-2, u thyen në shtëpi 0-1 duke e lënë biletën te skuadra skoceze e Van Bronkhorst e cila rikthehet në grupe pas 12 edicionëve. Holandezët e Van Nisterlojit në Europa League.

Edhe te Trabzonspor-Kopenhagë sfida e parë 2-1 për danezët jepte më shumë bonuse kampionëve të Turqisë me Enis bardhin në formacion. Fundi 0-0.

Ndeshja e Zagrebit në ‘Maksimir‘ konstatoi epërsinë e Dinamos vendase e cila pasi shënoi dy herë në pjesën e parë u ndie e sigurtë. Por në të 70-ën Gronbek shënoi për norvegjezët e Bodo/Glimt duke e dërguar takimin në shtesë ( e vajtjes 1-0 për Bodo Glimt).

Në fundin e shtesës së dytë blutë e Dinamos së Zagrebit shënuan në të 116′-ën me Dirmiç dhe në të 120′-ën me Boçkaj duke kapur biletën e fundit kualifikuese nga play off-i për në grupe të Champions League. Shorti për fazën e grupëve nesër në 18:00./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!