Usik përbindësh, thyn sërish britanikun Xhoshua

Takimi i revanshit i zhvilluar në Jedah të Arabisë Saudite shkon sërish për boksierin ukrainas. Oleksandr Usik pasi përballoi me sukses raundet e para të britanikut Antoni Xhoshua, tregoi siguri e potencë ndaj britanikut duke shkuar kryesues me pikë deri në fund.
Në fakt, në raundin e nëntë u duk se sfidanti Xhoshua e ktheu sfidën ndërsa pas një kombinimi të shpejtë e vuri në vështirësi 35 vjeçarin ukrainas i cili u mbajt fort pa u rrëzuar.
Megjithatë, përgjigja e Usik ishte e jashtëzakonshme, me një raund të 10 të prej kampioni teksa e goditi disa herë rivalin dhe mori pikë të rëndësishme.
Asgjë në dy raundet e fundit me Usik që kontrollon dhe në fund mbron titujt në boksin e peshave të rënda. Fitorja e 20 në po aq sfida…