Vukiçeviç: E njohim Teutën, duam ta nisim mbarë, Shkurtaj…

Prologu i edicionit të 84-ët Abissnet Superiore/ Laçi-Teuta në program në stadiumin “Laçi” të dielën në 17:00

Trajneri i Laçit Dejan Vukiçeviç foli ekskluzivisht këtë mbrëmje për ‘Sportiim.al’. Ndonëse ka pak javë me skuadrën, tekniku i rikthyer te bardhezinjtë pas 10 muajëve, evidentoi qartë situatën aktuale ndërsa tha se futbollistët e ardhur (nuk përmendi emra por kuptueshëm duket se bëhët fjalë për Xhorxhe Ivkoviç, Albi Alla, Ariel Borisjuk, Mykyta Peterman, Endrit Marku apo afrimi i fundit Vasil Shkurtaj; redaktori) ende kanë nevojë për kohë.

Vukiçeviç shtoi se e njeh Teutën, rivalin e javës së parë dhe se ka në mendje formacionin. “Ka lojtarë që mezi presin të nisin kampionatin”, tha malazezi i kurbinasëve. Ai nuk konfirmoi afrimin e orës së vonë Vasil Shkurtaj.

Vukiçeviç:

A është gati skuadra për sezonin e ri?  “Nuk mund të them që skuadra është gati aq sa në fakt do ta doja. Duhet pak më shumë kohë sepse një grup lojtarësh praktikisht nuk kishin pushim ndërsa një tjetër iu bashkua më vonë. Mendoj se pikërisht për këtë arsye grupi nuk është në gjendjen fizike që duam. Megjithatë kemi një grup të futbollistësh që mezi presin kampionatin dhe jam i sigurt se do të japin maksimumin për të nisur mbarë.

Lojtarët e ardhur, si është kondicioni i tyre?-“Nuk jam i kënaqur me përgatitjen e tyre fizike dhe do të duhet kohë që të arrijnë formën konkurruese të kërkuar për ndeshjet e kampionatit.

Dy teste, dy fitore me Luzin 2008 dhe Erzenin. Tregues që skuadra përkundër kërkesave në rritje nga ju ka gjendje?- “Dy ndeshje kontrolli na ndihmuan të shohim disa gjëra nga loja e atyre që u hodhën në fushë. Ne provuam disa variante.

Rezultati nuk ishte në plan të parë, por sigurisht është bukur kur fiton.Ne i përjetuam ato ndeshje si përgatitje për kompeticionin dhe u dhamë mundësi të gjithë lojtarëve që kemi në dispozicion”

Rivali i së dielës Teuta, sa e njhini?- “Ne e dimë që Teuta ka ndryshuar pak skuadrën në krahasim me sezonin e kaluar. Ata kanë dhe shumë lojtarë të rinj të etur për të provuar veten dhe me një linjë sulmuese që është shumë e rrezikshme. Kam idenë se as ne dhe as ata në këtë moment nuk e dimë mirë gjëndjen e vërtetë. Kampionati do të tregojë se sa konkurrues jemi.

Keni ndonjë ide për formacionin fillestar? -“Sigurisht që kam në kokë skuadrën që është më e gatshme për të startuar në këtë moment. Nuk po them më e mira, por më e gatshmja. Kemi edhe dy seanca stërvitore deri në ndeshje dhe deri atëherë do të largojmë disa dilema”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!