Zarubica te Ballkani

Dejan Zarubica, sulmuesi që u largua nga Laçi pas aventurës europiane, ka përfunduar në radhët e Ballkanit.

Malazezi ka firmosur për dy sezone me skuadrën nga Kosova duke u bërë përforcimi më i ri i Ballkanit që pas ndeshjes me Klaksvik pësoi disa largime.

29-vjeçari ka luajtur më parë me ekipe si Iskra, Buducnost Podgorica, Lovcen dhe Laçi. Me kurbinasit Zarubica u aktivizua 31 ndeshje në të cilat shënoi 9 gola dhe dha 5 asiste.

Ky zyrtarizim vjen pak ditë para ndeshjes “play-off” që Ballkani do ta luajë përballë Shkupit./Sara Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!