Kalon Benfika, Makabi thyen Zvezdën

Xhiroja e parë e fazës “play-off” të Champions Leauge rezervoi sot edhe tre sfida të tjera.

Përballja më interesante, ajo mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës, foli e gjitha për portugezët, të cilët triumfuan 2-0 në stadiumin e Lodz në Poloni. Gjithçka u vendos në pjesën e parë me golat e Zhunior dhe Ramos.

Makabi Haifa arriti të fitonte minimalisht ndaj Crvena Zvezdës në një ndeshje me ritëm dhe gola. 3-2 ishte rezultati final i sfidës ku u vendos dy herë baraspesha. Në fund izraelitët vulosën fitoren me golin e tretë.

Ndërsa Viktoria Plzen, skuadra çeke që eliminoi Sherifin e Lushkjas në turin e tretë, e mbylli me një barazim pa gola takimin e Bakusë përballë Karabakut.

Në sfidën e vetme të Congerence League, suedezët e Djurgarden mposhtën 3-0 APOEL të Nikozia. Në këtë përballje vendosi drejtësi një katërshe shqiptare me në krye Juxhin Xhajën. Kryesori nuk u kursye aspak për të nxjerrë 9 kartonë të verdhë e të kuq gjatë 90 minutave.

Të vajtjes, Champions Leauge:

Dinamo Kiev – Benfika 0-2

Karabak – Viktoria Plzen 0-0

Malabi Haifa – Crvena Zvezda 3-2

Conference Leauge:

Djurgarden – APOEL Nikozia 3-0/S. Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!