Guindo ka një mesazh për Laçin: ‘Mirëupafshim’

*Klubi kurbinas vijon lëvizjet në kërkim të riformatimit përfundimtar. Largimi zyrtar i Guindos ul disi forcën në vijën e parë. 25 vjeçari lë hapur rikthimin teksa thotë ‘Mirëupafshim’.

Laçi ende jo por vetë Saliou Guindo zyrtarizon largimin nga bardhezinjtë e teknikut Dejan Vukiçeviç. Fituesi i “Këpucës së artë” edicionin e kaluar me 19 gola (aq sa Seferi), ka një mesazh për klubin dhe tifozët kurbinas.

Guindo:

“Është koha për të thënë mirupafshim pas një sezoni fantastik te Laçi. Ishte një eksperiencë madhështore dhe jam krenar që kam dhënë më të mirën time sa herë kam veshur këtë fanellë.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, veçanërisht presidentin Pashk Laska, stafin e trajnerëve, shokët e skuadrës dhe sigurisht fansat e mrekullueshëm për mbështetjen e madhe gjatë këtij viti. Ju uroj më të mirat”, shkruan lojtari nga Mali, Saliu Guindo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!