Vlerësimi nga UEFA/ Vllaznia shëmbull, Xhaferi e ndan me publikun

*Alban Xhaferi presidenti i Vllaznisë së Shkodrës ka ndarë me miqtë e tij dhe dashamirësit e skuadrës kuqeblu një lajm të ardhur nga UEFA.Lidhur me organizimin perfekt të ndeshjes në CL.

Ky është mesazh i publikuar nga numri një i klubit të futbollit Vllanzia, Xhaferi, padyshim është një lajm shumë i mirë për Vllazninë dhe futbollin shkodran në tërësi. Një vlerësim ky që vjen pas një organizimi perfekt i ndeshjes ndërkombëtare të Conferencë League ndaj Universitateta Krajovë (1-1).

Postimi i presidentit kuqeblu në Facebook:

“… Mirdita të dashur miq dhe dashamirës te KF Vllaznise. Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik , ku dje mbas 30 viteve realizimi të ndeshjeve nderkombetare në stadiumin ‘Loro Boriqi’ me eksperienca jo te mira, ku si pasojë kane ardh dhe penalitete të ndryshme për ekipit tone, arritëm të marrim nje vleresim shembullore nga UEFA për ndeshjen e fundit kundrejt Universita Craiova!

I inform you that at the UEFA meeting on August 8, 2022, the assessment of the level of security in your LORO BORICI Stadium is “MAXIMUM LEVEL OF SECURITY, SAFE ATMOSPHERE TO DEVELOP EVERY INTERNATIONAL FOOTBALL MATCH”

Faleminderit dhe njehere te gjitheve qe kontribuan per kete organizim, ne vecanti TIFOZERINË TONË TË MREKULLUESHME, si dhe gjithë insitucionet e tjera, së bashke me kompanine e Sigurise.

Uroj në të ardhmen të kemi shumë më shumë evente nderkombetare në qytetin tone”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!