Vukiçeviç e nis me fitore

Miqësore në stadiumin ‘Laçi’/ Laçi- Luzi 2008 3-1

Pas zhvillimëve intensive në grupin e futbollistëve dhe në pankinë, skuadra kurbinase e Laçit zbriti sot në fushë për testin e parë post Conference League.

Duket se krerët e klubit, parë të shkuarën e teknikut me kurbinasit, i kanë rezervuar një kundështar modest. Për t’i dhënë të mbarën…

Në fakt ishte planifikuar të luhej në kompleksin pranë stadiumit por klubi vendosi sot të testohet në impiantin kryesor.

Kështu, me start orën 17:30, në stadiumin e tyre, kurbinasit nën drejtimin e Dejan Vukiçeviç, fituan përballë Luzit me shifrat 3-1. Në pjesën e parë shënuan Spahiu dhe Roganoviç, ndërsa në të dytën përmbyll Geci.

Nga minuta e parë për bardhezinjtë zbritën në fushë; Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Borisjuk, Ujka, Spahiu, Cucin, Mazrekaj dhe Akiniemi.

Kjo ndeshje i shërbeu teknikut malazez për të parë gjendjen e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri të cilin kurbinasit e nisin përballë Teutës në shtëpi. /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!