Vllaznia njeh forcën e Dinamos

Miqësore në Pogradec: Vllaznia-Dinamo 1-1 (A. Hoxhaj 40’/ Denison pen 55′)

Në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, Vllaznia e spsotuar për një javë përgatitore para se të startojë me Erzenin në 20 gusht në zyrtare sot u ndesh me Dinamon e Nevil Dedes e cila në edicionin e ri, do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë.

Përballë Dinamos, shkodranët nuk shkuan dot më shumë se një barazim me gola.

Miqësorja përfundoi 1-1 me kuqeblutë që kaluan të parët në avantazh falë golit të Ardit Hoxhaj. Në pjesën e dytë, Denison rikthen barazpeshën me anë të një 11-metërshi.

Mirel Josa hodhi në fushë si formacion titullar për këtë ndeshje: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Spahija, Hakaj, Boshnjaku, Marku, Jonuzi, A. Hoxhaj, Latifi, dhe Kaina./S. Gjidija/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!