UEFA ndëshkon rëndë Partizanin

Masa të rënda për situatën e krijuar gjatë ndeshjes së Conference League në Partizani- Saburtalo.

Dihej që Partizani do të ndëshkohej rëndë nga UEFA. Sot institucioni më i lartë i futbollit në kontinent pasi ka kaluar në sitë gjithë zhvillimet e takimit të 14 korrikut 2022, ka zbardhur gjobën ndaj Partizanit të dalë nga komisionet disiplinore përkatëse.

Për trazirat në duelin me Saburtalon, klubi kryeqytetas për shkak të sjelljes së tifozëve në “Air Albania” por dhe në fushë, klubi i kuq gjobitet me 51 mijë euro gjobë në total. Por jo vetëm kaq. UEFA do të mbyllë edhe një sektor të stadiumit për ndeshjen e ardhshme që do të luajë si pritës në vijim në kompeticionet e UEFA-s.

Masat ndëshkuese të UEFA-s për Partizanin:

– Të gjobitë FK Partizanin 30 mijë euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të FK Partizanit gjatë ndeshjes së ardhshëm në kompeticionet e UEFA-s në të cilën FK Partizani do të luajë si pritës, për shkak të hedhjes së objekteve. FK Partizani do të informojë para ndeshjes për sektorin që do të mbyllet, që do të përmbajë të paktën 3000 ndenjëse.

– Të gjobitë FK Partizanin 6000 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.

– Të gjobitë Partizanin 5000 euro për shqetësime të tifozëve.

– Të gjobitë FK Partizanin 5000 euro për pushtim fushë.

– Të gjobitë FK Partizanin 5000 euro për akte dëmesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!