Fili në Ukrainë, Laçi e dërgon te Odesa

Ish-sulmuesi i Apolonisë, Partizanit, Kamzës, Skënderbeut dhe Luftëtarit në Superiore Realdo Fili do të vijojë karrierën futbollistike te Çernomorets Odesa në Ukrainë.
Lajmin e bëri publik përmes një postimi në Instagram ish drejtori sportiv i Tiranës dhe Dinamos Arbi Laçi. Tashmë në rolin e menxherit, Laçi arrin të kryejë këtë levizje efikase për lojtarin.
Fili pas aventures 2 vjeçare me Botoshanin në Rumani ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me ekipin ukrainas të Çernomorets./Sportiim.al/