UEFA/ Përcaktohen skuadrat që kalojnë në grupe dhe play off

Surprizat nuk kanë fund në të kthimit për Champions. Përmbysja e Gllasgu Rejnxhers ndaj belgëve të US. Xhilosë 3-0, ishte padyshim arritja e madhe e skocezëve të drejtuar nga holandezi van Bronkhorst. Në të vajtjes kishin humbur 2-0.
Ikën dhe Monako pas kohës shtesë me PSV (3-2) me skuadrën nga Principata e cila do kalojë në Conference. Qipriotët e Apollon i fusin të ‘dridhurat’ izrealitëve në pjesën e parë teksa shënuan dy gola.
Ndërkaq Karabak tregoi se limitet e tij në Europë janë si dikur kur me skuadrën azere aktivizohej Ansi Agolli e frekuentonte grupet. Sikundër Dinamo Zagreb edhe Karabak fiton të drejtën për të luajtur një takim play off para se të kapin grupet e Champions.
Rezultatet e ditës së sotme në të tri kompeticionet:
Zhalgiris Vilna-Bodo/Glimt 1-1 (0-5)
Apollon-Makabi Haifa 2-0 (0-4)
Viktoria Plzën– Sherif Tiraspol 2-1 (2-1)
Pynik-Crvena Zvezda 0-2 (0-5)
Midjyland-Benfika 1-3 (1-4)
Ferencvarosh-Karabak 1-3 (1-1)
Dinamo Zagreb-Ludogorets 4-2 (2-1)
PSV Eindhoven– Monako 3-2 (në shtesë) (1-1)
Sturm Grac-Dinamo Kiev 1-2 (në shtesë) (0-1)
Rejnxhers-US Xhilose 3-0 (0-2)
Europa League:
Shkupi-Shamrok Rovers 1-2 (1-3)
Conference League:
Gzira- Volfsberger 0-4 (0-0)
B36 Torshuan- Viborg 1-2 (0-3)
- Në kllapa ndeshjet e para. /Sportiim.al/