Shkupi në këmbë për përmbysjen e Shamrok

Mbrëmje plot ankth e shpresë për Shkupin shqiptar. Skuadra nga Çairi, do të luajë sonte në 21:00 shanset e kualifikimi në “Toše Proeski Arena” të Shkupit ndaj irlandezëve të Shamrok Rovers.

Në ndeshjen e parë luajtur mes peripecive dhe sjelljes jo ‘Fair Play’ të shtetpritësve teksa avioni i shqiptarëve nuk u lejua të ulej pranë Dublinit ekipi i Goce Sedloski u mund 3-1.

Por një ditë para takimit, tekniku  u shpreh se ekipi futet në fushë me synimin për të arritur kualifikimin.

48-vjeçari tha mes të tjerave se skuadra duhet të përqëndrohet dhe të evitojë gabimet e ndeshjes së parë. Bëri thirrje për mbështetje nga tifozët. Sidomos atyre që mbështesin skuadrën jashtë grupimit “Shvercerat” pasi këta të fundit padyshim do jenë në…krah.

Ndërkaq në rast kualifikimi ekipi do të siguronte grupet e Conference League-s, duke shkruar historinë. E kundërta e sheh Shkupin në fazën “play off” të Conference League./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!