Ten Hag debuton me humbje, Haland, “luani” del nga kafazi

U luajt java e parë në Premier League, Junajtid befasohet nga Brajton…

Është mbyllur sot java e parë e Premier Leauge. Tri ndeshjet e fundit prodhuan rezultate interesante dhe ofruan minuta të luftuara që në start të kampionatit.

Ten Hag e nis me humbje aventurën e tij te “Djajtë e Kuq”. Brajton surprizon Mançester Junajtid me fitoren 2-1 në transfertë. Protagonist i fitores ishte Gros me dy golat e realizuar në pjesën e parë. MekAlister ndëshkon të tijtë teksa shënon një autogol mes rrëmujës së krijuar në zonë. Për sa i përket formacioneve, Eriksen e nis që nga minuta e parë te Junajtid ndërsa e kundërta ndodh me Ronaldon që aktivizohet në minutën e 53′-të.

Mançester Siti nuk zhgënjen. Kampionët e nisin sezonin me fitoren 2-0 përballë Uest Hem Junajtid. Afrimi i merkatos së verës, Erling Haland, shënoi 2-golëshin e triumfit duke bërë një debutim ëndrrash. Në pjesën e parë me penallti dhe në të dytën me një realizim perfekt, norvegjezi bëhet protagonist në fitoren e sotme të Sitit.

Lester dhe Brentford janë ndarë në barazim 2-2. Dy gola për secilën skuadër me Brentford që gjen forcën të barazojë sfidën edhe pse në disavantazhin e dy golave. Strakosha nuk preferohet titullar në ndeshjen e parë të Brentford për sezonin e ri./S.Gjidija/

Ndeshjet e javës së parë sot:

Mançester Junajtid – Brajton 1-2
Lieçester Siti – Brentford 2-2
Uest Hem – Mançester Siti 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!