Frenki de Jong-Barça drejt gjyqit

*Ka afruar futbollistë të shumtë si Kunde, Kristensen, Kesi, Rafinja dhe së fundi Levandovski por për Barcelonën problemet ekonomike dhe menaxheriale nuk mbarojnë kurrë.

Klubi katalanas, aktualisht, nuk mund të regjistrojë kontrata të reja të lojtarëve me La Liga dhe e kundërta mund të arrihet vetëm nëse disa futbollistë bien dakord të ulin pagat e tyre.

Mbi të gjithë mesfushori holandez Frenki de Jong, i cili është në qendër të negociatave (Mançester Junajtid dhe Çelsi e duan).Madje për fantazistin e skuadrës së Ksavit ka një rast i veçantë.

Sipas The Athletic, Barça dëshiron të anulojë kontratën e tij aktuale për t’u rikthyer në shifrat e nënshkruar më 20 tetor 2020 me menaxhmentin e vjetër të ish presidentit Bartomeu.

Kontrata aktuale e mesfushorit holandez konsiderohet ‘e pavlefshme’ dhe mund të çojë në një padi mes palëve. Situata mbetet vazhdimisht konfuze e në zhvillim. Sakaq në finalen e trofeut ‘Gamper’, luajtur të dielën, holandezi firmosi fitoren e katalanasëve 6-0 ndaj meksikanëve të Pumas UNAM./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!